“Arroganca e fyerjet e tij, kanë nxitur njerëzit të kthehen në LDK – Tenton të na godasë, ne po rritemi”,  Shkëmb Manaj për gjuhën e Kurtit në fushatë

by Nexhat

Shkëmb Manaj, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se gjuha fyese e kryeministrit Albin Kurti ndaj LDK-së po ndikon që ky subjekt politik të rritet.

Ai ka thënë se sa herë është goditur LDK-ja aq më shumë është mbështetur nga anëtarësia.

banner

“Një detaj tjetër që mendoj që është shumë i rëndësishëm që mendoj që ka shtyrë anëtarësinë e LDK-së që të angazhohet më fuqishëm është gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti në fushatë. Gjuha e përdorur, arroganca e tij, fyerja e LDK-së e ka nxitur anëtarësinë që të kthehet në mbështetje të subjektit që i ka taku”.

“E godet LDK-në sepse e di kënd e ka oponentin kryesor, sa më shumë është goditur LDK-ja anëtarësia e ka mbështetur më fuqishëm”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy