Berisha: Do dyfishojmë rrogat e mësuesve dhe buxhetin për arsimin

by Nexhat

Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të programit të PD për arsimin dhe shkencën për periudhën 2025-2029, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfaqi kritika për qeverinë në lidhje me sistemin arsimor në vend.

Sipas Berishës gjatë tetë viteve të fundit, Shqipëria ka regjistruar një rënie të madhe në cilësinë e arsimit, përfshirë një humbje të rëndësishme në testin ndërkombëtar PISA duke e cilësuar si këtë rënie si më të thellën në botë

banner

Kryedemokrati, Sali Berisha kërkoi një transformim të thellë dhe të menjëhershëm të sistemit arsimor në Shqipëri për të përgatitur qytetarët për sfidat e të ardhmes.

Berisha theksoi angazhimin e PD për dyfishimin e rrogave të mësuesve dhe të buxhetit për arsimin.

Ai tha se për të transformuar arsimin, është thelbësore përdorimi i teknologjisë digjitale dhe aplikimi i avancuar i inteligjencës artificiale dhe të dhënave të mëdha.

Lideri opozitar garantoi se, pavarësisht sfidave, PD do të investojë në transformimin digjital të sistemit arsimor për të ngritur nivelin e tij në një model rajonal.

Kryetari i PD-së premtoi ndryshime në sistemin e arsimit, duke hequr mesataren si kriter për pranimin në universitete dhe duke përgjysmuar tarifat e studentëve.

Berisha tha se do të dyfishohen rrogat e mësuesve dhe do të përmirësohen kushtet për kërkimin shkencor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy