Jennifer Aniston ka folur për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, për lidhjen e saj të dyshuar me ish-presidentin e ShBA-ve, Barack Obama.
Gjithçka filloi kur u shfaqën akuzat për një krizë të supozuar në martesën e Barack dhe Michelle Obama.
Vëmendje të veçantë shkaktoi fakti që Michelle nuk mori pjesë në disa ngjarje të rëndësishme kohët e fundit, përfshirë funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump.
Mediat më pas filluan të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes Jennifer Aniston dhe Obamas, e cila shkaktoi stuhi në publik.
“Jennifer mezi e njeh Obaman dhe këto thashetheme janë vërtet absurde”, tha një burim për Radar Online.
Kujtojmë se edhe vetë Jennifer ishte shënjestër e historive të ngjashme në të kaluarën, sidomos gjatë martesës me Brad Pitt, kur mediat pohuan se Brad e kishte tradhtuar Angelina Jolie.