Klajdi Musabelliu rrëfen një histori me Elvana Gjatën në spektaklin “Ethet”

by jonzefaj

Katër banorë të “Big Brother VIP 4”, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana, ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë pas një penalizimi nga Big Brother për thyerje të rregullave.

Gjatë kësaj kohe në dhomën e izolimit, Klajdi ka vendosur të tregojë një anë më personale të tij, duke u hapur me Rozanën, pavarësisht debateve të ashpra që kanë pasur më parë.

banner

Teksa bisedonin, këngëtari i ka zbuluar Rozanës një detaj të panjohur për të kaluarën e tij sentimentale. Ai ka rrëfyer se ka pasur ndjenja për këngëtaren e njohur Elvana Gjata gjatë kohës kur të dy merrnin pjesë në spektaklin “Ethet”.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën. Kur ishim tek ‘Ethet’, kalonim shumë kohë bashkë në prova dhe këndonim bashkë. Në atë periudhë ndjeva diçka për të”, ka treguar Klajdi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy