Koalicioni AAK-NISMA me partnerë, ka pasur tubim elektoral në Shtime e Lipjan. Për këtë ka shkruar kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se “Shtime e Lipjan, sikurse në gjithë Kosovën, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pa shmangshëm”.
Limaj tutje ka thënë se më shumë se kurrë shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte
“Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.
“Koalicioni për Kosovën fituese, veçVEPRA, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, garanton zhvillim ekonomik dhe pavarrësi energjetike”, ka thënë Limaj