Mblidhen shefat e KQZ-së, policisë, prokurorisë së shtetit, PZAP-it dhe KGJK-së

by Nexhat

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të drejtuesve dhe pëfaqësuesve të insitucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi dhe koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.

banner

Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në krijimin e kushteve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe ligeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Drejtues dhe përfaqësuesit e institucioneve treguan për planet e tyre lidhur me angazhimin në ditën e zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e porcesit zgjedhor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy