Policia për rastin në Istog: Viktima vdiq pasi u lëndua gjatë manovrimit-riparimit të një paragllajdi

by Nexhat

Policia ka lëshuar një njoftim për vdekjen e një personi derisa po e riparonte dhe po manovronte me një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sine të Istogut.

Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

banner

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy