Rodrygo ‘zbehet’ kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

by Nexhat

Kundërshtarët e ardhshëm të Real Madridit në play-off të Ligës së Kampionëve mund të jenë Manchester City ose Celtic.

Los Blancos përfunduan në vendin e 11-të në fazën e ligës duke dështuar kështu të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të.

banner

Duke folur për përballjen e Real Madridit me Man City ose Celtic, Rodrygo tha se gjithmonë në këtë garë gjërat janë të vështira.

“Ne po flisnim për këtë, por u përpoqa të përqendrohesha te loja dhe të shënoja gola. Sido që të jetë, do të jetë e vështirë për ne pa marrë parasysh çfarë”, deklaroi Rodrygo pas ndeshjes

“Kundër Cityt është gjithmonë e vështirë, por sido që të jetë. Gjërat janë gjithmonë të komplikuara dhe të vështira në këtë kompeticion”, shtoi braziliani.

Rodrygo shënoi dy herë kundër Brest për të ndihmuar Real Madridin të fitonte 3-0, por nuk mjaftoi për të parë Madridin të përfundonte në mesin e 8 më të mirëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy