Roma pritet të bëjë disa përforcime në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti italian ka larguar Enzo Le Fee, derisa Mario Hermoso është drejtë transferimit te Bayer Leverkusen dhe Eldor Shomurudov po i bashkohet Venezias.
Roma po kërkon të nënshkruajë një sulmues rezervë për Artem Dovbyk, me Breel Embolo të Monacos dhe Isaac Romero të Sevillas mes objektivave të tyre, sipas Corriere dello Sport .
Të dy lojtarët vlerësohen në rangun prej 12-15 milionë euro.
Embolo, sulmuesi zviceran, ka kontratë me Monacon deri në vitin 2026, ndërsa marrëveshja e Romeros me Sevillan është deri në vitin 2028.
Klubi italian po shqyrton opsionet pasi Eldor Shomurodov pritet të largohet për në Venezia.
Giallorosët duan të përforcohen edhe në mbrojtje me belgun e Genoas, De Winter.