Setki Ibrahimi ka fituar kandidaturën e tij si asambleist në Stockerau,
Vlen të theksohet se Ibrahimi është fituesi nga radhët e partisë ÖVP.
Zgjedhjet janë mbajt më 26 janar në rajonin e Austrisë së Ulët, përfshirë edhe Niederösterreich, në të cilat për asambleistë u kandiduan edhe nëntë politikanë shqiptarë.
Referuar informacioneve të para, në votime kanë pasur të drejtë vote 650 434 votues në 443 bashki.
Deri në këto momente janë numëruar 475.541 vota të vlefshme dhe 8.154 vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime ishte 74.4%
Informatat që vijnë nga Komuna Stovkerau dëshmojnë se në këtë komunë ka fituar Partia popullore (ÖVP), që do të thotë se asamblesiti shqiptar Setki Ibraimi e fiton mandatin e tretë si asambleist në këtë komunë. /Albinfo