Abdixhiku bën homazhe të varri i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati: Ka lënë shenja të mëdha në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati, bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë bërë homazhe në 15 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Abdixhiku tha se Ferati ka lënë shenja të mëdha në lëvizjen e madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci.

banner

“Jemi këtu për të shënuar e nderuar veprën dhe figurën e një patrioti të djathtë, një njeriu që ka lënë shenja të mëdha në lëvizjen e madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci. Mbështetës i presidentit Ibrahim Rugova dhe jo vetëm. Mbi të gjitha një prijës i mirë i Istogut, jetën e tij e nderojmë gjithnjë jo vetëm në këtë përvjetor. Veprat dhe vlerat e tij më së miri na shpërfaqen sot edhe te Iliri e familja Ferati të cilët e vazhdojnë rrugëtimi e njejtë të djathtë rugovist e patriotik për vendin”, tha Abdixhiku.

Kryetari i Komunës Ilir Ferati, i cili është dhe i biri i Fadil Feratit tha se 15 vjetori i vdekjes së tij i kujton edhe më shumë peshën e përgjegjësisë që të vazhdohet më tutje me udhëheqjen e mirë të komunës së Istogut.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar sot në këtë 15 vjetorin e largimit të tij. 15 vjetori i tij na ngarkon edhe më shumë peshën e përgjegjësi mbi supe që të vazhdojmë tutje edhe nën udhëheqjen e mirë të komunës së Istogut edhe punën e madhe në LDK edhe në shërbimin e qytetarëve në krejt Kosovën”, tha Ferati.

Pas homazheve Abdixhiku do të merr pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit Ferati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy