Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

by Nexhat

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se është duke luajtur sezonin e fundit me Napolin, pasi në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga klubi italian.

Giovanni Scotto, gazetar nga mediumi Il Roma, ndau reflektimet e tij për momentin aktual të Napolit, për afatet e transferimeve dhe për perspektivat e ardhshme për disa lojtarë kyç

banner

Tregu i transferimeve në largim ishte një tjetër temë e diskutuar, me Scotton që hipotezon largimin e Amir Rrahmani që në verën e ardhshme.

“Rrahmani mund t’i thotë lamtumirë Napolit që në afatin kalimtar të ardhshëm. Ai është 31 vjeç dhe ka marrë oferta nga disa klube. Është koha e duhur për ta shitur atë”, ka thënë fillimisht Scotto.

Në këtë kontekst, ai përmendi emrin e 19-vjeçarit të Fiorentinës, Pietro Comuzzo, i cili mund të vijë si zëvendësues i kapitenit të Kosovës.

“Comuzzo është praktikisht një lojtar i Napolit. Klubi pothuajse ka përfunduar marrëveshjen për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë. E enjtja mund të jetë vendimtare për transferimin e tij”, përfundoi gazetari italian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy