Visar Azemi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka deklaruar se qytetarët e Ferizajt janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike qe nga dhjetori i vitit të kaluar dhe se çdo ditë ka ankesa rreth kësaj,
I njëjti ka kritikuar qeverinë aktuale duke thënë se kjo e fundit asnjëherë s’ka ofruar ndonjë alternativë dhe se asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës.
‘‘Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më sot, qytetarët ferizajas po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Për çdo ditë kemi ankesa për mungesë të rrymës, ku në Ferizaj është bërë e zakonshme zhurma e gjeneratorëve.
Qeveria e Kosovës si përgjegjëse, asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës dhe kurrë s’ka ofruar ndonjë alternativë.
Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt.
Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmerinë e Lumirit!
Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese i jep përfundimisht zgjidhje mungesës së energjisë elektrike, jo veç në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.
.