Kryeministri Albin Kurti, me gojën plotë entuziazëm u tha qytetarëve se po e thërrasin “Albin Baba” sepse po duan t’ia japin fëmijët e tyre për t’ua rritur ai.
Këtë deklaratë skandaloze, Kurti e bëri gjatë një tubimi në Hajvali të Prishtinës, të mërkurën.
“E kam një farë përshtypje që pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë, jeni duke më thënë ‘Albin Baba’”, u shpreh Kurti.
Ai deklaroi më tej se e pranon të ashtuquajturën sfidë, që të rrisë fëmijët e qytetarëve.
“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim”.
“Veç sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria do të merret edhe me pleqtë, edhe më fëmijët e juaj”, deklaroi Kurti në këtë tubim.