Eksponentë të Lëvizjes së Deçanit krah Kurtit

by Nexhat

Pjesëtarë të Lëvizjes së Deçanit janë parë krahë kryeministrit Albin Kurti, për të cilën çështje është diskutuar sot në emisionin “Kosova Today “ në Klan Kosova.

Në lidhje me këtë, Dibran Gashi nga Lëvizja e Deçanit ësttë shprehur se të gjithë kanë të drejtë që një orientim politik.

banner

“Përveç një Pajaziti që po thoni, kush është tjetër që qenka i lidhur me partinë në pushtet, megjithëse e drejt e secilit është të kenë një orientim politik”.

“Lëvizja e Deçanit është si shkak i revoltës për shkak të veprimeve të hoxhallarëve të caktuar, që kanë fyer vlerat kombëtare dhe kulturën kombëtare”, ka thënë Gashi.

“Ne e kemi parë qoftë partia Fjala por edhe Lista për Familjen, po u referohem atyre që kanë qenë me Kurtin, sot janë shkëputur për shkak të Kodit Civil, a janë këto sinjale që mund t’i lidhin, për shembull disa grupe të tjera të interesit, bëhen bashkë me Kurtin, mund ta shtjellojmë”, kjo ka qenë pyetja e moderatores për Avni Çakmakun.

E në lidhje me këtë, Çakmaku pati një përgjigje më të zgjeruar, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse e shikon edhe pse mundohen ta prezantojnë si diçka të ndryshme, por në bërthamë e kanë të njëjtin qëllim, dëmtimin e strukturës kombëtare të Kosovës. Këta përmes një elementi që e kanë gjetur fetar, edhe ata përmes një elementi që e kanë gjetur familjen”.

“ Edhe këta gradualisht bashkohen në një kauzë të përgjithshme, e që është devalvimi i shtetit dhe kombit shqiptar në mënyrë absolute”, u shpreh ai.

Ndërkaq, duke folur për partinë në pushtet, gazetari Ardian Gaxherri është shprehur se ajo po i thithë të gjithë narkodilerët.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka thithur krejt narkodilerët, përkrahësit më të fortë po dalin narko-dilerët, ne po e shohim Drilon Bardhi, ky Mujeci”, u shpreh tutje Gaxheri./KlanKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy