Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

by Nexhat

Komandanti i Komandës Operative të sapokrijuar të ushtrisë gjermane, Alexander Sollfrank, paralajmëroi në një intervistë të enjten, për shtimin e përpjekjeve ruse për të krijuar kaos në  jetën e përditshme të qytetarëve në Gjermani.

Ka pasur “përpjekje për ndërhyrje” në objektet e Bundeswehr-it, siç njihet ushtria gjermane, si dhe shikime të dronëve lart, tha Sollfrank për DPA në Berlin.

banner

“Ne nuk jemi më në paqe. Ne po vëzhgojmë aktivitete armiqësore kundër Bundesëehrit në Gjermani, kundër infrastrukturës, duke përfshirë spiunimin”, tha Sollfrank.

“Ne në mënyrë të përsëritur kemi parë dronë në zona ku ata nuk duhet të jenë në të vërtetë” shtoi ushtaraku gjerman.

Komandanti i referohet gjithashtu këputjes së përsëritur të kabllove në Detin Baltik, ku “ne nuk e dimë ende saktësisht se si ndodhi dhe kush qëndron pas saj”.

“Por tashmë ka dyshime se si mund të ketë ndodhur e gjithë kjo, dhe se pas saj fshihet një qëllim i qartë dëmtues”, tha ai.

Në incidentin e fundit gjatë fundjavës, një kabllo nënujore midis Suedisë dhe Letonisë, e cila përdoret nga Qendra Shtetërore e Radios dhe Televizionit Letonez (LVRTC), u dëmtua, megjithëse shkaku i saktë mbetet ende i paqartë.

Autoritetet në Stokholm po hetojnë një sabotim të mundshëm serioz, dhe kanë ndaluar një anije të dyshimtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy