Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

by Nexhat

Ngrirja e fondeve amerikane nuk pritet ta pengojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë në një periudhë afatshkurtër. Kjo pasi nga Dhomat e Specializuara kanë thënë se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, kontributi i SHBA-së ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit. Mirëpo, avokatë të akredituar nga kjo gjykatë thonë se puna e gjykatës mund të ndikohet në rast se vendimi i Uashingtonit qëndron në fuqi për një kohë të gjatë.

Vendimi i Uashingtonit për ngrirjen e fondeve amerikane, nuk pritet ta afektojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, në një periudhë afatshkurtër.

banner

Por, nëse i njëjti qëndron në fuqi në një afat më të gjatë, ndikimet sipas avokatëve të akredituar, do të jenë evidente në mbarëvajtjen e punës së saj

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë RTK-së se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian deri në qershor të këtij viti.

Ndër të tjerash, kanë shtuar se kontributi i SHBA-së në punën e gjykatës ka të bëjë me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit.

“Buxheti aktual prej 97,100,000 eurosh për periudhën 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 është financuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha buxhetet e mëparshme janë siguruar edhe nga Bashkimi Evropian. Zvicra ka kontribuar në Programin e Prezantimit të Dhomave të Specializuara që nga viti 2018, aktualisht me një grant mbi 137,000 eurosh. Norvegjia në atë kohë financoi rinovimin e ndërtesës së gjykatës. Kontributi i shteteve të tjera, përfshirë SHBA-në, ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Avokatë të akredituar nga Specialja tregojnë për ndikimin që mund të ketë ngrirja e fondeve.

“Besoj që mund të prek edhe Gjykatën Speciale sepse është financuar nga fondet  për projektet e jashtme, por nuk duhet të pritet që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktiviteteve të Gjykatës Speciale sepse ajo financohet nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe pesë shtetet kontribuuese si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia , Turqia, Kanada dhe Zvicra”, tha Taulat Hodaj, avokat i akredituar nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksojnë se BE mund t’i sigurojë fondet e nevojshme për operimin e gjykatës.

Planet e Trumpit për pezullimin e ndihmave financiare pritet ta prekin edhe Kosovën. Kjo pasi sipas Odës Ekonomike të Kosovës, biznese të shumta kanë përfituar grante nga programe të USAID-it

Urdhri i presidentit amerikan është në pritje të një vlerësimi nga administrata Trump

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy