Golashënuesit më të mirë të fazës së ligës në Champions

by Nexhat

Mbrëmë u kompletua faza e ligës në Ligën e Kampionëve, ndërsa u përcaktuan edhe tetë skuadrat e para që u kualifikuan në të tetën e finales.

Tetë të tjera do të shkojnë tutje përmes fazës “play-off”, shorti i së cilit do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës.

banner

E tash pasi u mbyll faza e ligës, është koha për t’i bërë llogaritë, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrëmë u zhvilluan plot 18 ndeshje, të cilat përcaktuan gjithçka dhe e kompletuan fazën e ligës.

Ajo që iu intereson shumë tifozëve është edhe lista e golashënuesve më të mirë në këtë fazë.

Listës së shënuesve më të mirë i prijnë Guirassy i Borussia Dortmundit dhe Lewandowski i Barcelonës me nga 9 gola.

Pas tyre gjendet një tjetër futbollist i gjigantit katalunas, Raphinha, me një gol më pak.

Ndërsa, futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA në muajin e kaluar, Vinicius Junior, është i katërti me 7 gola.

Prapa tyre gjenden “makineritë” e golit si Erling Haaland, Harry Kane, Lautaro Martinez, Mohamed Salah etj,.

Natyrisht, sezoni është i gjatë dhe në ndeshjet e ardhshme mund të ndryshojë gjithçka sa i përket kësaj liste.

Do të varet nga forma e lojtarëve në fjalë, por edhe nga jetëgjatësia e ekipeve të tyre në Champions.

Shënuesit më të mirë në Champions:

9 gola: Guirassy, Borussia Dortmund

9: Lewandowski, Barcelona

8: Raphinha, Barcelona

7: Vinicius Junior, Real Madrid

6: Alvarez, Atletico Madrid

6: Gyokeres, Sporting

6: Griezmann, Atletico Madrid

6: Haaland, Manchester City

6: David, Lille

6: Kane, Bayern

6: Wirtz, Bayer Leverkusen

5: Gimenez, Feyenoord

5: Pavlidis, Benfica

5: Lautaro Martinez, Inter

4: Havertz, Arsenal

4: De Ketelaere, Atalanta

4: Lookman, Atalanta

4: Dembele, PSG

4: Rodrygo, Real Madrid

4: Pulisic, Milan

4: Saka, Arsenal

4: Vlahovic, Juventus

4: Gittens, Borussia Dortmund

4: Olise, Bayern

4: Salah, Liverpool

4: Sesko, Leipzig

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy