KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime  

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë kishte paralajmëruar vendosjen e kamerave në vendvotime në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E këto kamera janë prezantuar sot në mbledhjen e KQZ.

banner

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi theksoi se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

“Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit.

Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese”, tha ai.

Elezi tutje theksoi se në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy