Lamine Yamal pranon zemërimin e tij pas zëvendësimit ndaj Atalantas

by Nexhat

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është tashmë një yll në moshën vetëm 17-vjeçare, pasi ka fituar Euro 2024 dhe është bërë ndoshta lojtari më i talentuar në një nga gjigantët e Spanjës tashmë. Kjo ishte e dukshme kur ai u largua në kohën shesë kundër Atalantës të mërkurën mbrëma, me rezultatin 2-2.

Blaugranët po kërkonin fitoren në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e ditur se do t’u siguronte vendin e parë përpara Liverpoolit.

banner

Megjithatë, në kohën shtesë, Hansi Flick vendosi të inkuadrojë Pau Victor në vend të yllit të tij, Yamal. Adoleshenti, duke ecur përgjatë vijës anësore, nuk dukej i lumtur për këtë dhe pas ndeshjes, ai e sqaroi incidentin.

“Të gjithë duam të luajmë. Natyrisht, unë dua të luaj sa më shumë minuta që të mundem, por edhe shokët e mi të skuadrës që janë në stol. [Flick më tha] të isha i qetë, se ishte një lojë e mirë dhe tani të fokusohesha në La Liga”, ka thënë Yamal për Cadena SER.

Menaxheri i tij u pyet gjithashtu për shprehjen e pakënaqësisë nga Lamine Yamal në fund të lojës.

“Ai është i zhgënjyer, por në fund doja të ndryshoja diçka dhe do të thosha se në pak minuta mund të kishim fituar, por ishte 2-2 dhe unë jam gjithashtu i lumtur”, deklaroi Flick

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy