Mbesa e Kryepeshkopit Anastas u drejtohet shqiptarëve: Vëllezërit e mi, ndiqni shembullin e tij të dashurisë

by Nexhat

Në ceremoninë mortore të lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos mbajti fjalim edhe mbesa e tij Roksana Janullatos. Ajo që mbizotëroi fjalimin e saj të shkurtër dhe plot emocion, ishte fjala dashuri, teksa ju drejtua shqiptarëve me fjalët; vëllezërit e mi, ndërsa ju shprehu mirënjohjen për dashurinë e treguar ndaj xhaxhait të saj.

“Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi! Në emër të familjes sonë doja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhin tonë gjatë këtyre viteve. Për ne; Gjerasimin, Athinën e mua ai është xhaxhai ynë, që na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg përmes lutjes së tij”.

banner

Mbesa e kryepeshkopit foli edhe për dashurinë që xhaxhai kishte për popullin shqiptar me të cilin jetoi për 33 vite dhe për dashurinë e perëndisë.

“Ju e dini sesa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet, të Shqipërisë të vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoksë e dimë që perëndia është dahsuri dhe ai qëndron në dashuri që qëndron në perëndinë dhe perëndia qëndron në të. Kjo ishte jeta e Anastasit; dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim e shpresë”.

Ajo u bëri apel shqiptarëve që të ndjekin shembullin e kryepeshkopit dhe theksoi se dashuria dashuria nuk bën dallime mes racave, kombeve, shteteve dhe feve.

“Le të përpiqemi vëllezërit e mi të ndjekim shembullin e tij, i cili pati dashuri për Perëndinë e dashurisë, dhe të sjellim ndër mend që dashuria nuk bën dallime mes racave, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall!”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy