Ndikimi i gjëndrës tiroide në shëndetin e këtyre katër organeve

by informim peje

Është përgjithësisht e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, domethënë shpejtësinë me të cilën trupi shpenzon energjinë lëvizëse.

Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut, duke liruar anët e enëve të gjakut

banner

Gjëndra tepër aktive do të thotë që vuani nga hipertireoza, ndërkaq ajo shkakton humbjen e peshës trupore, ndërsa hipotireozën e karakterizon shtimi i peshës trupore.

Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme të trupit!

Vezoret

Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione të çrregullta dhe ovulacion.

Kockat

Hormonet e gjëndrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehet indi i vjetër kockor. Nëse ai proces është i shpejtuar indi i vjetër shkatërrohet para se të mund të zëvendësohet, gjë që çon në osteoporozë.

Truri

Niveli i ulët i gjëndrës tiroide rezulton me harresën, problemet me përqendrimin dhe depresionin. Fatmirësisht, ato probleme mund të zgjidhen me terapinë e hormoneve sintetike.

Lëkura

Nëse gjëndra tiroide është jo mjaft aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i hedh qelizat e lëkurës me ritëm normal. Kështu qelizat e grumbulluara shkaktojnë lëkurë të thatë dhe e bëjnë lëkurën të pashkëlqyeshme. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy