“O shef kfillu se na myte – Ky as të veten s’e rritë, lemo fëmijët e Kosovës, nënçmim”/ Valon Syla për deklaratën e Kurtit

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka deklaruar se “po dëshironi të jau rris fëmijët, për këtë po më thoni Albin Baba”.

Këtë deklaratë e ka komentuar në “Pressing” të T7 gazetari Valon Syla.

banner

Ai ka thënë se Kurti nuk as fëmijën e vet nuk e rritë, lërë më fëmijët e Kosovës.

Syla ka shtuar se Kurti nuk e ka asnjë këshilltar të guximshëm t’i kërkojë që të mos vazhdojë më këtë qasje.

“Ky nuk e ka një këshilltar të guximshëm me i tha o shef kfillu se na myte. Po ata i thonë bravo shef. Ky nuk e ka njet me u ndalë deri në fund, me këtë qasje duke iu thënë kosovarëve iu rriti fëmijët, nuk e di kujt mundesh me i thënë dikujt botë, po kosovarëve – kosovarëve nuk të lënë n’shpi me ju përzi, as se lejojnë vjehrrën me u përzi, mikun, dhëndrin. Por, si përzihet kjo. Kjo s’ka lidhje me referencë kulturore, fetare, kanunore, moderne”, ka thënë Syla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy