Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, tha se PDK është duke luftuar për vendin e parë në zgjdhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se kandidati për kryeministër Bedri Hamza çmohet jazhtëzakonisht shumë nga njerëzit.
“Ne jemi parti serioze, kemi program serioz. E kemi kandidatin më të mirë që ne konsiderojmë që është në tavolinën e Kosovës për kandidat për kryeministër, kështu që kemi gjithçka për me bo një garë e cila tenton një maksimizim të votës dhe lufton edhe për vendin e parë. Jemi duke luftu për vendin e parë..”, tha Ismaili në Pressing në T7,
“E mira është që entuziasmi, përceptimi, bindja ndaj z.Hamza është nacionale. Kam pas tubime me të në Prishtinë dhe njerëzit e çmojnë jashtëzakonisht shumë. Në çdo lagje që ka ardhë në Prishtinë, tubimet kanë qenë tepër të mira”, u shpreh Ismaili.