Politikanët në Shqipëri u bënë bashkë në ceremoninë në nder të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilët edhe pse të ulur shumë pranë njëri-tjetrit, për herë të parë pas një periudhe të gjatë. Ata janë të shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të shtetit dhe të partive politike.
Në meshën e lamtumirës të pranishëm janë personalitetet më të larta fetare botërore, politikanë si dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.
Mesha e përshpirtjes po mbahet nga Patriarku Bartolomeu I, kreu botëror i Kishës Ortodokse. Kryepeshkopi ndërroi jetë më 25 janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë. Pas dy ditësh homazhe, Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.