Rama vlerëson punën e Janullatos për ringjalljen e besimit: Erdhi si një prift nga Greqia, largohet si Anastasi i Shqipërisë

by Nexhat

Gjatë fjalës në ceremoninë e lamtumirës së Anastas Janullatos, Kryeministri Edi Rama lavdëroi punën e Kryepeshkopit për ringjalljen e besimit dhe ribashkimin e besimtarëve në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

“Plot 33 vite ungjizim në viset e Shqipërisë, janë një shifër tejet domethënëse dhe jo vetëm pse përputhen me moshën e Jezu Krishtit. Jeta e Anastas Janullatosit ishte tërësisht e përmbushur, përderisa përmes saj u realizua ëndrra e një fëmije. “Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi i ndjerë, nuk doja të bëja diçka për zotin, por t’i jepesha tërësisht atij”…”, tha Rama në fjalën e tij.

banner

Ai shtoi se pavarësisht se figura e tij disa herë edhe u anatemua, për shkak të konflikteve mes Shqipërisë dhe Greqisë, askush nuk mund të mohojë rolin e tij në ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri

“Personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës janë qëmtuar, admiruar, bekuar e qortuar e deri edhe janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhlisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe deri dhe zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë sonë, të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e Kishës. Por edhe kjo, më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një botë ku gjithnjë e më shumë janë ata që frynë andej nga fryn era. Por përtej zjarreve andej e këndej kufirit pas gjysmë shekulli heshtjeje mortore, askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim, autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit, për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me përkushtim e durim të madh”, tha Rama.

“Ai erdhi në Shqipëri si një prift nga Greqia, por largohet si Anastasi i Shqipërisë. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thashë, por durim…”, shtoi Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy