Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se, derisa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin, është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar trajtim mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.
Po ashtu i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.