Abdixhiku: Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, s’është rastësi – është frymë e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim masiv në Suharekë, ku mijëra qytetarë treguan mbështetjen e tyre për partinë dhe programin “Rruga e Re”.

Në një postim në Facebook pas takimit, Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pritjen që i bëri Suhareka

banner

“Suharekë, çka ke ba’ kështu?! Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, në mesin e valës së pandalshme të mbështetjejes qytetare për LDK-në dhe për vizionin tonë për të ardhmen. Ardian, dhe ekipi, ju lumtë!” – tha ai.

Ai theksoi se Suhareka ka potencial të madh për zhvillim dhe investime dhe se, përmes programit “Rruga e Re”, ky qytet do të përfitojë nga projektet e LDK-së.

“Suhareka ka potencial të madh për rritje dhe investime. Me vizionin tonë, dhe me programin ‘Rruga e Re’, ky qytet dhe e tërë Kosova do të përfitojnë nga projektet dhe politikat tona zhvillimore që sjellin më shumë vende pune, paga më të mira, infrastrukturë moderne dhe mundësi për çdo qytetar.” – shtoi ai

Në fund, Abdixhiku tha se “9 shkurti është dita jonë – dita e fitores së madhe!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy