20
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore të premten me një tubim masiv në Suharekë, ku është shprehur i bindur për fitore të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Para mbështetësve të partisë, Abdixhiku e cilësoi atmosferën si dëshmi të një mobilizimi qytetar për ndryshimin e madh.
“Na shihni për pak. Na shihni përreth në këtë sallë. Ky është populli i Kosovës.I ngritur. I mobilizuar! I destinuar për ndryshimin e madh të 9 shkurtit! Suhareka LDK. Fitore dhe asgjë më pak më 9 shkurt.” – tha ai.