EULEX trajnohet për kontrollin e turmave dhe trazirave

by informim peje

Misioni i EULEX-it, njofton se dje ka mbajtur një trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave mes Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NjPSR) – e siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) dhe e dislokuar në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme.

Trajnimi u mbajt në bazën e KFOR-it në Novosellë, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve operacionale dhe promovimin e ndëroperacionalitetit mes këtyre njësive shumëkombëshe, duke u fokusuar në nevojën e mundshme për reagim operacional.

banner

“Ushtrimi përfshiu zyrtarë policorë të NjPS nga Polonia si dhe pjesëtarë të Gendarmerie Nationale të Francës, Carabinierit të Italisë, Shërbimit të sigurisë publike të Lituanisë, dhe Guarda Nacional Republicana të Portugalisë, si dhe Forcat hungareze KTRBN të KFOR-it .Njësitë u trajnuan për skenarë të nevojës së mundshme për rikthimin të rendit dhe kontroll të turmave dhe trazirave si reagues i dytë i sigurisë, nëse kërkohet, dhe në pajtim me mandatin e EULEX-it”, njofton EULEX.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy