Gërxhaliu: E përjetova edhe këtë, Qeveria e Kosovës i gëzohet dështimit të eksporteve në SHBA

by Nexhat

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga VV-ja gëzohet kur dështon eksportimi i produkteve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ai thotë se kjo është një situatë sa qesharake, por edhe dëshpëruese për vendin.

banner

“E përjetova edhe këtë! Qeveria e Kosovës ia ka gëzimin dështimit të eksporteve të Kosovës në SHBA!  Po, e lexuat drejt – është e pabesueshme, por ka ndodhur. Situatë sa qesharake aq edhe dëshpëruese, dhe shumë e rëndë për vendin. Ku jemi duke shkuar kur inkurajojmë dështimin dhe na pëlqen të themi që dështimet e biznesit vendor janë ndonjë lloj fitoreje? Kjo është një situatë që duhet të na shqetësojë të gjithëve, pasi bizneset vendore janë ata që mbajnë ekonominë dhe krijojnë mundësi për punësim”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka theksuar se Qeveria duhet të mbështesë ekonominë dhe bizneset e vendit që ato të shkojnë para.

“Ne duhet të mbështesim ata që po luftojnë në tregun ndërkombëtar, jo t’i shohim si humbës dhe të inkurajojmë më shumë ngecje. Kjo është koha që të fokusohemi tek veprimet konkrete dhe strategjitë që do të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të vërtetë për ekonominë dhe bizneset tona”.

“Në vend që të mobilizohet diplomacia ekonomike dhe ajo politike për të mbështetur dhe hapur tregje të reja për eksport të produkteve ” Made in Kosova “, ne i gëzohemi dështimit të kompanive vendore të pa mbrojtura dhe të pa mbështetura nga institucionet vendore! A mjafton vetëm fjala mjerim për ta përshkruar këtë gjendje!?”, pohoi Gërxhaliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy