Jehona Lushaku-Sadriu, kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se programi i programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’, i përpiluar nga mbi 280 ekspertë të secilës fushë, e i publikuar para dy vitesh, po kopjohet nga të gjithë.
“Në të djathë e në të majtë. Dhe nuk kanë faj – është shumë i mirë!”.
Prandaj, ajo thotë se LDK ka fituar betejën e ideve për ta çuar vendin përpara.
“Dhe të gjithë e dinë se ndryshimi e ka vetëm një adresë, dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ne jo vetëm që jemi të vetmit me program origjinal e të mirëmenduar. Më e rëndësishmja: kemi ekipin më profesional, i cili mund t’i realizojë projektet transformuese për vendin, të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku”.
Kur të tjerët nuk bënin asgjë, Lushaku-Sadroi thotë se LDK e ka zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën.
“Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet. Ndryshimin e madh mund ta bëjë vetëm me LDK, prandaj më 9 shkurt votoni numrin 124 dhe numrat 1 dhe 9!”, ka shkruar ajo