23
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar përgatitjet për Konventën e PL në Tiranë
Ai thekson se kjo ngjarje do të zhvillohet për herë të parë pas arrestimit të Ilir Metës dhe fiks 100 ditë para zgjedhjeve të 11 Majit
“Presidenti Ilir Meta do të përcjellë një mesazh LIVE për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët, duke shprehur angazhimin e tij për të adresuar çështjet e rëndësishme për vendin”, u shpreh Blushi