Kurti thotë se do të themelojnë prokurori të re speciale

by Nexhat

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, para gjakovarëve tha se më 9 shkurt nuk ka zgjedhje, por referendum. Ai tha se në mandatin e ardhshëm qeveritar do të krijojnë një prokurori të re speciale, kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ai nga Gjakova premtoi investime infrastrukturore.

banner

“Në katër vitet e ardhshme do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq e Duhël-Shtime-Banullë. Autostradën e Dukagjinit. Në muajt e parë të qeverisjes sonë, do të heqim taksën doganore për 10 për qind për veturat nga BE-ja, kurse me Draft-Ligjin e ri për Automjete do ta heqim kufizimin 10 vjeçar për veturat që importohen nga jashtë”, theksoi ai.

Kurti tha se formula e tyre e qeverisjes është krejt dhe drejt.

“Sepse për të gjithë, ne kërkojmë të drejta dhe drejtësi. Formula jonë e qeverisjes është edhe cep më cep, sepse çdo pjesë e vendit dhe shoqërisë tonë meriton të njëjtin përkushtim,” tha Kurti.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër tha se bastioni i vërtetë është zemra e madhe e qytetarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy