Meloni kundër gjyqtarëve: Në një shtet demokratik, askush nuk mund të qeverisë pa mandat

by informim peje

“Le të kandidojnë nëse duan të qeverisin.” Kjo ka qenë përgjigja e ashpër që Giorgia Meloni u ka dhënë togave të zeza në një intervistë.

Kryeministrja italiane mori 15 minuta kohë për t’iu përgjigjur vetëm një pyetje, duke ngritur tonin kundër gjyqtarëve.

banner

“Ka disa gjyqtarë, për fat të paktë, që duan të vendosin për industrinë dhe politika mjedisore, politika e imigracionit, ata duan të vendosin nëse dhe si të reformojnë drejtësinë, për çfarë mund të shpenzojmë para dhe për çfarë jo”, tha Meloni.

Dhe përsëri, duke hapur krahët dhe duke ngritur tonin, kryeministrja italiane shtoi: “Në praktikë duan të qeverisin. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat”.

Duke nënvizuar se “kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet”, Meloni vijon adresimin e saj me një provokim dhe të qeshur sarkastike.

“Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, duhet të kandidojnë… E vetmja gjë që nuk bëhet është që ata të qeverisin dhe unë të shkoj në zgjedhje. Askush nuk do ta pranonte”, theksoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy