Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, nga nesër nis punën si emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi.
Detyra e tij primare, siç e përshkroi Këshilli i BE-së, do të jetë kontributi në këtë proces dhe veçanërisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila u arrit gjatë mandatit të ndërmjetësit Miroslav Lajçak
Ky i fundit nga përvoja e tij gati pesëvjeçare, në një intervistë për Gazetën Express pati një urim për të.
“I uroj durim dhe këmbëngulje”.
Sllovaku, i cili në këtë intervistëi potencoi dallimet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu pati një mesazh për danezin – që të mos dorëzohet.
“Çka është bërë në të kaluarën, është arritur sepse nuk u dorëzuam. I uroj shumë që të ketë sukses në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.
Në ditën e fundit, Lajçak foli me siguri se procesin po e lë në duar të sigurta.
“Pasardhësi im Peter Sorensen është diplomat me përvojë dhe besoj se do të bëjë përpjekje të palodhura për të ecur përpara, duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Lajçak, duke shtuar se pa zbatimin e saj, është e vështirë të shihet përparim në integrimin në BE për cilëndo prej palëve