Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti brenda një mandati vizitoi vetëm dy herë Shqipërinë, ndërsa për një vit vizitoi 27 herë Shqipërinë.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 thotë se në mandatin e këtij kryeministri, Kosova i ka raportet keq si asnjëherë më parë me Shqipërinë.
“Qysh nuk i vjen marre me dal e me rrjet. Së dyti thotë: Unë e respektoj vendimin e gjykatës në Maqedoni, i beson asaj në Maqedoni, ndërsa nuk i beson institucioneve të drejtësisë në Kosovë. I kemi raportet si asnjëherë më parë më keq me Shqipërinë. I ke dy vizita të kryeministrit në mandat, dhe i ki 27 vizita në Greqi për 1 vit. Unë mendoj që kjo duhet me i shqetësu njerëzit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare”, përfundoi Haradinaj.