Rita Ora shijon pushimet në Cold Coast pranë bashkëshortit të saj

by jonzefaj

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kaluan një ditë të ngrohtë në bregdetin e Gold Coast në Australi gjatë fundjavës.

Çifti përfitoi nga moti i mirë duke u freskuar në oqean përpara se të shkëmbenin një puthje pranë valëve, shkruan TMZ.

banner

Ora dhe Waititi dukeshin të pandashëm gjatë pasdites së tyre të qetë… duke qeshur, biseduar dhe duke futur këmbët në ujin e freskët.

Këngëtarja shqiptaro-britanike dukej mahnitëse me një palë bikini të verdhë me pika, që theksonte trupin e saj në formë – duke zbuluar pothuajse të gjithë shpinën dhe tatuazhet që i mbulojnë trupin.

Nga ana tjetër, Taika kishte zgjedhur një palë rroba banje portokalli të ndezura – aq të ndritshme sa që Rita nuk mund ta humbiste mes turmës – teksa ata ecnin përgjatë vijës bregdetare.

Rita dhe Taika u martuan në vitin 2022, pasi kishin nisur lidhjen e tyre në 2021… dhe, megjithëse dikur u përfol për një romancë treshe me aktoren Tessa Thompson, duket qartë se këta të dy kanë sy vetëm për njëri-tjetrin.

Gjithsesi, Rita dhe Taika po e shijojnë në maksimum Gold Coast-in dhe format e tyre trupore në plazh meritojnë vlerësimet më të mira. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy