Shpërthen fabrika e municioneve në Spanjë

by informim peje

Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Spanjë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që u regjistrua në një fabrikë municionesh.

Ngjarja e rëndë u shënua në fabrikën Rheinmetall Expal Munitions, një degë e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall, e cila është e vendosur në Murcia.

banner

Fabrika ku ndodhi ngjarja prodhon municione artilerie, mortaja dhe fishekë të kalibrit të mesëm dhe sisteme shtytëse raketash, teksa shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

Incidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr në pyll në zonën industriale, i cili u përhap në 2000 metra katrorë përpara se të shuhej.

Rheinmetall ka shtatë qendra operimi në Spanjë dhe SHBA dhe furnizon me armë mbi 60 vende.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy