“Shpijuna të Serbisë”: PZAP-i dënon me 5 mijë euro VV-në për gjuhë të urrejtjes në tubimin në Skenderaj

by Nexhat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje.

Kësaj radhe PZAP-i e ka dënuar me 5 mijë euro VV-në për gjuhë të urrejtjes në tubimin që e ka mbajtur këtë javë në Skenderaj.

banner

Për thirrjet e simpatizantëve të VV-së partia e Kurtit është gjobitur me 5 mijë euro.

PZAP-ja ka treguar thirrjet që i shin dërguar në këtë tubim.

“Me i ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër, kta nuk shkojnë me ‘shkije’, por shqiptarëve ia bajnë, shpiunaa… Shpiunat e Serbisë, idiota, Radoiçiqin e kishin pritë me lule. Ngo, ngo çka bajnë këtë gjest, turp i madh. Tani thojnë PDK-ja jena njerëz, kanë më hup shumë. Kështu e ka Drenica”, shkruhet në vendimin e PZAP-it të kenë thënë mbështetësit e VV-së.

Kjo gjobë ka ardhur pas ankesës nga Partia Demokratike e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy