Vota e Diasporës, kreu i KQZ-së: Bëni kujdes me mjetet e identifikimit

by Nexhat

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar se si të regjistrohen dhe se çfarë duhet të kenë kujdes emigrantët që duan të votojnë nga vendi ku jetojnë, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas Celibashit, personave të cilëve numri personal në mjetet e identifikimit, u mbaron me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, të mos e ngatërrojnë me numrin ‘0’.

banner

Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’ Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!

📌 Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me germë kapitale.

Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.

📌 Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe “O” të mos ngatërrohen me numrin zero “0”, shkruan Celibashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy