Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i jashtëzakonshëm i simpatizantëve të kësaj partie në Zhegër.
“Kështu na pritën në Zhegrën e Agim Ramadanit; në Zhegrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës! Fitore dhe asgjë më pak!” – tha Abdixhiku.
Përpos Zhegrës, LDK-ja sot ishte në tubim edhe në komunën e Vitisë, aty ku e kanë edhe pushtetin në nivelin lokal.
LDK-ja pati një rezultat të dobët në vitin 2021, duke mos marrë më shumë se 12% të votave, mirëpo kësaj radhe kjo parti pretendon se është rikthyer dhe kërkon fitoren.