Ish Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte i ftuar në intervist në emisionin Pressing për të folur rreth fushatës elektorale dhe qëllimeve të LDK-së në zgjdhjet 2025.
Ndër të tjera ai foli për dështimet e qeverisë Kurti në politikat e jashtme në mënyrë specifike në dialogun me serbinë dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.
Ai e tha këtë duke ju referuar dështimeve të qeverisë në procesin e dialogut ku ka pësuar humbje të rëndë duke e pranuar marrëveshjen e Ohrit si dhe në rënien në pikën më të ulët të marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me vendet mike të cilat kanë ndikim dhe rol kryesor në diplomacinë ndërkombëtare.