Bedri Hamza: Do të bëjmë investime konkrete në Vushtrri

by engel

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Vushtrri. Hamza aty ka thënë se më 9 shkurt, “nuk po vendosim vetëm për një parti, por për Kosovën”.

“Vushtrria është një qytet me histori, por edhe me potencial për zhvillim. Vushtrria ka biznese të suksesshme, që sot punojnë për tregun e Kosovës, por janë edhe eksportues të rëndësishëm. Ne do t’i përkrahim me politika fiskale përmes lehtësirave tatimore dhe lehtësimit të qasjes në financa. Do t’i përkrahim me 30% grante për linja të prodhimit dhe ndryshim të teknologjisë”.

banner

“Për këtë, ne do të bëjmë investime konkrete në Vushtrri. Ne nuk jemi si të tjerët. Rruga rajonale nga Barileva në Bajgorë do të bëhet realitet. Kjo do të hapë rrugën për turizëm dhe zhvillim ekonomik”, tha Hamza.

Më tej, Hamza premtoi se do ta funksionalizojnë zonën industriale, që sipas tij, do të tërheq investime dhe do të krijohen vende pune.

“Këto nuk janë thjesht premtime. Janë angazhime konkrete për të cilat do të mbajmë përgjegjësi. Fitorja është në duart tona!”, ka thënë Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy