Haradinaj në Viti: Mbështetje financiare për punëkërkuesit deri në gjetjen e punës

by engel

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, nga tubimi i mbajtur në Viti, tha se Vitia s’do të mbetet anash, siç e la pushteti aktual.

Haradinaj tha se Vitia do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje por edhe lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën e tyre.

banner

“Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000. Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%”.

“Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike. Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim. Do të trefishohen subvencionet për bujqësi”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se me Kosovën krah Amerikës dhe aleatëve strategjikë, anëtarësimi direkt në NATO do të hapë mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy