Lumir Abdixhiku në Viti, sheshi i stërbmushur me simpatizantë të LDK-së

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar sot fushatën zgjedhor në qytetin e Vitisë ku është pritur nga Kryetari i këtij qyteti, Sokol Haliti. Tubimi ndryshe nga rastet tjera që po shohim këto ditë, në Viti tubimi u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në sheshin e Vitisë, dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

banner

Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

‘’Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy