Ruben Saraiva i ekstraduar fund-vitin e 2023 nga Maroku, i akuzuar për vrasjen në Shëngjin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill 2023, ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave.
Top Channel ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje nga prokurorët e Lezhës fund-vitin e shkuar.
Ky është i vetmi moment për më shumë se 1 vit nga ekstradimi kur ai është përballur me organin e akuzësRuben Saraiva ka thënë se ai kishte lindur në Portugali dhe ishte banues në Londër me profesion trajner futbolli.
Ka pranuar se kishte vetëm një dënim në Angli atë të vitit 2013 për shpërndarje droge, ndërkohë ka refuzuar të tregojë qytetin e lindjes në Portugali dhe emrin e nënës.
I vendosur përballë provave filmike dhe shkencore Ruben Saraiva është shprehur se : “Unë akuzat i kuptoj. I kam të qarta dhe nuk i pranoj”.
Ruben Saraiva pasi ka mohuar se e njihte britanikun Harry James Simpson prokurorët e kanë pyetur si ai e shpjegonte faktin se në bagazhin e automjetit me targa AA837ZM i përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur gjurmë (prova biologjike pështymë që i përkisnin atij dhe Harry Simpson, për të cilin prokuroria thotë se luante rolin e vëzhguesit të viktimës
“Unë nuk e kam një përgjigje për pyetjen” ka thënë Ruben Saraiva.

