Gjekmarkaj thirrje shqiptarëve në Lombardi: Regjistrohuni për të votuar! Vota e diasporës do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri

by Nexhat

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, shoqëruar edhe me funksionarë të tjerë të Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarë në Lombardi të Italisë

Gjekmarkaj iu bëri thirrje shqiptarëve në Lombardi që të regjistrohen për të votuar në zgjedhje. Ai shtoi se vota e diasporës do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri

banner

Postimi i nënkryetarit të PD Agron Gjekmarkaj:

Një takim madheshtor në Cremona të Lombardisë në Itali me vellezer e motra shqiptarë , sebashku me kolegun Saimir Koreshi, me Kordinatorin e PD per Italine z Bardhok Doda, me Kryetarin  e PD se Kremones z Nezir Dema, me Kryetarine PD së Brescias, me znj Lindita Bimi kordinatore e LDG per Italine dhe z Dritan Beqiri  Kryetar i PD Viterbo!

Diaspora gjithmonë i është gjindur atdheut të vet Shqiperisë sa here i është dashur !

Dikur  shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombetare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!

Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombetare në Londer e Versajë pa harruar arbereshet model i qendres identitare!  Perseri sot Shqiperia ka nevoje per ju qe të mos zvoglohet , te mos shkretohet!

Angazhimi juaj regjistrimi juaj per te votuar mbetet themelor per ndryshimin dhe rrotacionin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy