Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

by Nexhat

Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur.

Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit

banner

Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë  se hetuesit policorë në kuadër të  Stacionit Policor në Skenderaj, në  koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.

Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy