Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim me mbështetës të PD në Pisa, Itali, ku theksoi rëndësinë e emigrantëve në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë
“Koha e tyre ka mbaruar! Me forcën e votës, ju do të përmbysni këtë sistem të kalbur,” deklaroi Topalli, duke i inkurajuar ata të angazhohen për ndryshimin e nevojshëm. Ajo theksoi se shqiptarët në diasporë nuk janë thjesht emigrantë, por një forcë e gjallë që do të sjellë ndryshimin në vendin e origjinës
“Ne kemi parë dhe përjetuar padrejtësi, por tani është koha për të vepruar. Bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Shqipëria ka nevojë për ndershmërinë, guximin dhe idealet tuaja!” shtoi ajo.
Topalli ftoi të pranishmit që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të ngrihen me besim, energji dhe dashuri për Shqipërinë. “Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju,” përfundoi ajo, duke falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë takim.
“Sot jemi këtu në Pisa jo vetëm për të kujtuar rrënjët tona, por për të ndërtuar të ardhmen! Ju nuk jeni thjesht emigrantë-ju jeni forca e gjallë e Shqipërisë, fuqia e vërtetë që do të sjellë ndryshimin!
Ne kemi parë e përjetuar padrejtësi, kemi parë se si Shqipëria është kapur nga banda dhe korrupsioni, por koha e tyre ka mbaruar! Ne, bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Ju, me forcën e votës dhe vendosmërinë tuaj, do të jeni ata që do ta përmbysin këtë sistem të kalbur!
Shqipëria ka nevojë për ju! Për ndershmërinë, për guximin, për idealet tuaja! Është koha që zëri juaj të dëgjohet, është koha për të marrë në dorë fatin e atdheut tonë!
Le të bëhemi bashkë! Le të ngrihemi me forcën e besimit, me energjinë e guximit dhe me dashurinë për Shqipërinë!
Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju!
Faleminderit për pjesëmarrjen kaq entuziaste. Faleminderit Çim Hoxhës, Ferdit,
Alexit, Dervishit, e te gjithë burrave e grave qe jetojnë ne Pisa, e qe duan një Shqipëri me te drejtë”, u shpreh ajo